Zyba i befasuar me kushtet në Hungari, ku Prishtina luajti ndaj Ferencvarosit

Prishtina është befasuar me kushtet që ka ofruar Ferencvarosi.

Këtë e pranoi mesfushori i Prishtinës, Qendrim Zyba, i cili luajti gjithë ndeshjes ndaj Ferencvarosit.

“Ne jemi befasuar me stadiumin dhe kushtet. Këtu mund të luash 120 minuta dhe nuk të humb freskia”.

Edhe pse Prishtina pësoi humbje nga skuadra hungareze, prapë se prapë Zyba ka konsideruar se është përvojë e mirë”.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, personat duke marrë pjesë në sporte, njerëz në këmbë dhe bar

“Për karrierën time është një përvojë e mirë, sepse ndeshja ka qenë e fortë dhe shpresojë që do të kemi më shumë kësi lloj ndeshje”.

Ferencvaros e mposhti Prishtinën me rezultat 3:0.

Prishtina e pret skuadrën hungareze më 13 korrik në “Fadil Vokrri”.

Zyrtare: Calabria rinovon kontratën me Milanin

Strategjia e Romës për ta transferuar Granit Xhakën