Zyba befason punonjësit e Legias me ëmbëlsira dhe përshëndetje në gjuhën shqipe

Qëndrim Zyba iu bashkua Legia Varshavës në formë huazimi nga Ballkani gjatë afatit kalimtar të janarit.

Në marrëveshjen mes palëve u përfshi edhe opsioni i blerjes, që mund të aktivizohet nga klubi polak pas përfundimit të sezonit, shkruan Gazeta Olle.

Derisa është në pritje të debutimit zyrtar, Zyba po vijon me stërvitjet te skuadra e tij e re.

Madje, reprezentuesi i Kosovës ditën e sotme ka bërë një veprim bujar, duke shpërndarë ëmbëlsira për punonjësit e klubit.

23-vjeçari gjithashtu la një letër për ta në gjuhën shqipe, në të cilën thuhet: “Ju bëftë mirë”.

Kjo u publikua nga faqja zyrtare e klubit të Legias, në të cilin postim u tha: “Qëndrim Zyba përshëndet punonjësit e klubit”.

Mbappe heq dorë nga miliona euro për t’u bashkuar me Realin

Shqipëria bie përsëri në renditjen e FIFA-s