Zvonimir Boban vjen për vizitë në Kosovë

Shefit i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban do të qëndrojë të mërkurën për vizitë zyrtare në Kosovë.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Boban nesër do të takohet me ministrin Hajrulla Çeku në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pastaj me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama si dhe me Komitetin Ekzekutiv në selinë e FFK-së.

Ai më pas do t’iu drejtohet edhe mediave në një konferencë në ora 15:15 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Vizita e Zvonimir Boban vjen pak ditë pasi në Kosovë ishte për vizite edhe Presidenti I FIFA-së, Gianni Infantino. /kp/

UEFA cakton gjyqtarët nga Spanja për ndeshjen Sivasspor – Ballkani

Mediat italiane zbulojnë trajnerin e ri që do të angazhohet tek kombëtarja e Shqipërisë