Zvicra vetëm baras Shaqiri…

Kombëtarja e Zvicrës barazoi me rezultat 1:1 me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në miqësoren që u zhvillua në stadiumin “Letzigrund” në Zurich. Një ndeshje e pëlqyeshme e më shumë raste shënimi qoftë të njërës palë dhe skuadrës tjetër. Shqiptarët dhanë maksimumin. Xherdan Shaqiri e Admir Mehmedi luajtën titullarë, ndërsa Granit Xhaka e Pajtim Kasami janë aktivizuar nga minuta e 46-të. Mehmedi u largua nga loja me fillimin e pjesës së dytë.

Në minutën e 40-të, Shaqiri me depërtimin e tij për bukuri harkoi, por Mehmedi i pafat që ta shtyjë topin në rrjetë dhe rasti shkoi në pakthim. Amerikanët kaluan në epërsi në minutën e 45-të, kur futbollisti Shea nga gjuajtje e lirë rreth 20 metra, gjuajti aq bukur e me mjeshtri, sa portieri zviceran vetëm me shikim e ka shikuar topin dhe 0:1 për amerikanët.

Zvicra përmes Shaqiri ka sulmuar vazhdimisht në drejtim të portës mysafire, kur Stocker në minutën e 80-të barazoi rezultati 1:1. Nga minuta e 68-të, amerikanët luajtën me një futbollist më pak, pasi që Altidore u përjashtua me karton të kuq. Në fakt, një ndeshje e bukur në përgjithësi dhe rezultati baras ka qenë epilog real i kësaj sfide.