Zvicra publikon listën për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Rumanisë, ftohen tre futbollistë shqiptarë

Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën për dy ndeshjet e muajit qershor.

Helvetikët do të përballen fillimisht me Andorrën më 16 qershor, derisa tre ditë më vonë presin Rumaninë.

E përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin ka publikuar listën me 24 futbollistë të ftuar për këto dy duele.

Në listën e Yakin vend kanë zënë edhe dy kapitenët Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, si dhe sulmuesi i talentuar Andi Zeqiri që po shkëlqen me fanellën e Baselit.

Kujtojmë që Zvicra ndodhet në Grupin I për kualifikimet e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.

Interi do ta huazoj në kampionatin zviceran yllin e ri të Kosovës, Andi Hotin

Përfundon takimi mes palëve, kapiteni Ardian Limani largohet nga Drita