Zvicra po barazon pas pjesës së parë, gola spektakolar nga Shaqiri e Embolo

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjeve të fundit në Grupin G të Botërorit ‘Katar 2022’.

Zvicra ka shkuar në pushim me barazim 2-2 ndaj Serbisë, rezultat ky që i dërgon helvetikët në 1/8 e finales, shkruan Gazeta Olle.

Xherdan Shaqiri shënoi gol të bukur për epërsinë fillestare (20′), ndërso golin e dytë e realizoi Breel Embolo (44′).

Zvicra aktualisht ka katër pikë në pozitën e dytë në tabelë.

Pjesa e parë në ndeshjen tjetër ndërmjet Kamerunit dhe Brazilit ka përfunduar pa gola, 0-0.

Brazili e ka siguruar kalimin në 1/8 e finales dhe me rezultatin aktual tani ka shtatë pikë në tabelë dhe mban vendin e parë.

Në anën tjetër, Kameruni mbetet e treta në tabelë me dy pikë, aq sa ka edhe Serbia që renditet e fundit. /Gazeta Olle/

Xherdani i Kosovës iu shënon sërish, festimi i tij unik pas golit duke ua treguar emrin

Aksion model i nisur nga Shaqiri, Freuler rikthen epërsinë e Zvicrës