Zvicra nderon Xhakën për rekord dhe Xhemajlin për kontribut

Federata e Zvicrës ka nderuar dy shqiptarët, Granit Xhakën dhe Blerim Xhemajlin për kontributin e tyre ndër vite në Kombëtaren e Zvicrës.

Granit Xhaka e ka barazuar rekordin e Heinz Hermannit për më së shumti ndeshje të zvhilluara me Zvicrën ndërsa Blerim Xhemaili si shenjë falënderimi për kontributin në 69 ndeshje ka marrë një buqetë me lule.

Kapiteni Xhaka të dielën në ndeshjen ndaj Bjellorusisë regjistroi ndeshjen e 118-të me helvetikët.
Xhaka është kapiten i Zvicrës dhe ka shënuar 14 gola. Një ndeshje më pak të zhvilluar se Xhaka për Zvicrën e ka Xherdan Shaqiri, i cili të dielën regjistroi ndeshjen e 117-të, ndërsa ka shënuar 28 gola.
Blerim Xhemajli pas 69 ndeshjeve të zhvilluara është nderuar para ndeshjes me Bjellorusinë.

“Faleminderit Blerim”, shkruan në postimin e Federatës së Futbollit të Zvicrës.

Krahas Xhemailit te Zvicra kanë luajtur edhe disa futbollistë shqiptarë. Ndër më të rëndësishmit ka qenë edhe Valon Behrami. /Gazeta Olle/

Ende nuk ka ”kundërshtar” për Pejën

Besfort Kasumi është vëzhguesi i parë i gjyqtarëve nga Kosova