Zvicra luan miqësore me Danimarkën, përgatitet për Evropian

Zvicra do të luajë miqësore me Danimarkën për përgatitje për Evropianin që vitin tjetër organizohet në Gjermani.

Përzgjedhësi Murat Yakin në miqësoren e parë të vitit të 2024, do të ballafaqohet me pjesëmarrësen tjetër të Evropianit, Danimarkën, më 23 mars, në “Parken Stadium” në Kopenhagë. Zvicra dhe Danimarka ishin ballafaquar për herë të fundit në kualifikimet për Evropianin 2020.

Ndeshja në Zvicër ishte mbyllur 3:3, ku Albian Ajeti kishte asistuar në golin e parë, kurse Granit Xhaka kishte realizuar në golin e dytë, ndërsa duelin në Danimarkë, danezët e fituan 1:0. Zvicra siguroi Evropianin 2024 nga vendi i dytë i Grupit I me 17 pikë. Ishte në grup me Kosovën, që përfundoi e pesta me 11 pikë. /Gazeta Olle/

Historike, një gjyqtare femër gjykon në Premier League

Lajm i keq për Tiranën, Florent Hasani lëndohet dhe mbyll vitin