Zvicra e publikon listën për ndeshjet e nëntorit, Yakin fton Shaqirin e Zeqirin

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Zvicrës, Murat Yakin, e ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit.

Zvicra ka dy sfida vendimtare dhe si finale në kuadër të Grupit C të kualifikueseve për kampionatin botëror “Katar 2022” do të takohet (më 12 nëntor) me Italinë vendase dhe e pret (me 15 nëntor) Bullgarinë.

As për këtë ndeshje nuk mungojnë futbollistët shqiptarë nga Kosova.

Yakin fton sërish sulmuesin shqiptar Andi Zeqiri.

Krahas tij është thirrur edhe Xherdan Shaqiri, derisa mungon Granit Xhaka për shkak të lëndimit.

Image

Shqipëria U-21 e shpall listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Kosovës

Përfundojnë ndeshjet Liria – A&N dhe 2 Korriku – Vushtrria, këto janë rezultatet