Zviceranët si duan shqiptarët në ekip

Futbollistët me prejardhje zvicerane po deklarohen kundër lojtarëve emigrantë të skuadrës së tyre.

Mediat helvetike raportojnë se në skuadër po ka pakënaqësi, pasi zviceranët nuk duan jo-zviceranë në Përfaqësuesen e tyre.

Pjesë e Zvicrës për momentin janë Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Admir Mehmedi, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili e Pajtim Kasami.

Asnjë nga këta të fundit nuk e këndon himnin zviceran para ndeshjeve dhe kjo ka bërë që zviceranët si Stephen Lichtsteiner e disa  të tjerë të ndihen të pakënaqur.