Zviceranët: Hysaj dhe Kaçe ndër talentët më të mirë të Evropës

Elseid Hysaj dhe Ergys Kaçe janë të rinjtë më të talentuar që ka aktualisht Kombëtarja shqiptare. Lajmi bëhet i ditur nga një studim i mirëfilltë dhe prestigjioz i observatorit të futbollit (footballobservatory.com).

Ky i fundit është një institut (CIES), i cili merret me vëzhgime të detajuara mbi lojtarët më të rinj në gjithë kampionatet evropiane. Për çdo muaj ky institut nxjerr një botim në lidhje me “talent scout” (vëzhgimin e talenteve), ku më së shumti jep një lloj adresimi të klubeve se ku duhet që ata të fokusohen gjatë ‘merkatove’ që bëjnë.

Në revistën për muajin shkurt, ‘Observatori’ i futbollit ka publikuar edhe artikullin në fjalë, ku mbrojtësi shkodran i Empolit dhe mesfushori korçar i PAOK-ut të Selanikut janë në listën e më të mirëve në kategoritë e tyre: si mbrojtës dhe mesfushorë.