Zvicër – Serbi, Behrami tregon se çfarë do të ndodhë në këtë ndeshje

Valon Behrami ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Favoriti i Botërorit” në televizionin T7.

Behrami foli për shumëçka në lidhje me karrierën e tij si futbollit, shkruan Gazeta Express.

Ai foli në lidhje me ndeshjen e së premtes që Zvicra e zhvillon ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror.

Ai theksoi se Zvicra duhet ta ruajë mentalitetin që ka dhe të mos bjerë në provokimet e Serbisë.

“E dyta herë që po ndodh me lujt ndeshjen vendimtare për kualifikim me Serbinë. Është speciale. Me siguri Zvicra ka shumë emocione që dëshiron t’I shlirojë kundër Zvicrës sepse para katër viteve kanë humb me neve”.

“Zvicra është si gjithë, defanzivë, skuadër shumë e mirë. Shpresojmë që kthehet me lujt Xherdani, se nuk ka qenë mirë kundër Brazilit. Në sulm I kemi disa probleme. Do të jetë shumë lojë e fortë. Shumë nervozë do të jetë”.

“Zvicra duhet me mbajt mentalitetin që e ka pasë gjithmonë. Skuadër që mendon me lujt e jo me hy në provokime. Serbia me siguri ka me qenë më provokativ kundër Zvicrës”, tha Behrami.

 

Behrami tregon se çfarë duhet të bëj Kosova për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian ose botëror

Lewandowski: Kurrë nuk më kishte ndodhur të festoj në humbje