Zuzaku “tallet” me Prishtinën: Nuk e kishte asnjë rast

Milazim Zuzaku ka arritur të marrë fitore të madhe përballë Prishtinës duke fituar 1:0.

Ai e lavdëroi lojën e skuadrës së tij duke thënë se kanë mund ta mbyllin takimin më herët, por që nuk rrezikuan shumë pasi Prishtina nuk kishte asnjë rast.

“Ishte lojë me intensitet shumë të lartë. Drita tregoi kualitet e saj, sidomos në pjesën e dytë ku patëm rastet të përfundonim shumë më herët ndeshjen, sidomos me hyrjen e Rexhës dhe rastin e qindpërqindtë ku pastaj ka mundur të na kushtoj ai rast”.

zuzakufluturon

“Por, mund të them se për 90-minuta ne kemi pasur siguri brenda lojës sonë. Prishtina ka dominuar në momente në mesfushë, por nuk e ka pasur asnjë rast”.

Në realitet Prishtina ishte afër golit kur goditi edhe shtyllën me Makendan./olle/

milaim zuzaku