Zuzaku: Pas barazhit, kjo është e ardhmja ime

Milaim Zuzaku do ta drejtojë Dritën edhe edicionin e ri. Trajneri që e shpëtoi skuadrën pa rënë nga Vala Superliga, ka marrëveshje me klubin edhe për sezonin e ri.

”Kam edhe një vit kontratë me Dritën. Do ta drejtoj ekipin edhe edicionin e ri”, deklaroi Zuzaku.

Ai ka premtuar një Dritë ndryshe në kampionatin e ardhshëm.

“Do të jetë një Dritë ndryshe sezonin e ri. Nuk them se do të luftojmë për kreun e tabelës, por diku për katër pozitat e para”, përfundoi Zuzaku. Ai ë zëvendësoi Ismet Munishin e suspenduar dhe më pas të dënuar nga FFK.