Zuka për futbollistët e Gjilanit në karantinë: Po friksohen, sepse vijnë nga…

Gjashtë futbollist dhe trajneri i klubit të Gjilanit, Gentjan Mezani të premten kanë hyrë në Kosovë dhe menjëherë janë karanituar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Trajneri Gentjan Mezani dhe lojtarët edhe pse janë të vendosur në konvikt sikurse të gjithë të tjerët e ardhur nga jashtë Kosovës, ata pritet të lirohen për tu vendosur në karantinën e klubit.

Lidhur më gjendjen e futbollistëve dhe mundësin e daljes nga konvikti, Gazeta inFokus ka kontaktuar presidentin e klubit të Gjilanit, Florim Zukën.

Zuka ka deklaruar së është në kontakte të vazhdueshme me futbollistët “Jemi në kontakte të vazhdueshme me lojtarët dhe trajnerin. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, kurse gjendja në konvikt nuk është e mirë. Futbollistët po kanë frikë se po infektohen, pasi të gjithë vijnë nga qytet që nuk ka asnjë të infektuar”, deklaroi Zuka.

I pari i kubit të Gjilanit tha se janë në kontakte me të gjitha institucionet dhe pret që lojtarët e tij të lirohen nga konvikti.

“Jemi në kontakte më të gjithë dhe shpresoj shumë që institucionet do të kenë konsideratë dhe do ta kenë parasysh këtë rast. FFK-ja dhe Komuna e Gjilanit kanë dërguar shkresë zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe tashmë jemi në pritje të përgjegjës se ministrisë”, përfundoj Florim Zuka.