Shorti ndaj Napolit, kjo është ‘kokëdhimbja’ për Barcën para këtij takimi

Barcelona do ta mbaj mend gjatë eliminimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dy vite më parë.

Katalonasit në Camp Nou kishin fituar me rezultat 4-1 dhe ndeshja e kthimit dukej vetëm si formalitet.

Por romakët nuk u dorëzuan dhe fituan 3-0 në Olimpico duke e eliminuar Barcën nga Liga e Kampionëve.

Golin e tretë dhe vendimtarin për Romën e shënoi Manolas.

Kostas Manolas tash luan te Napoli dhe për kundërshtar në fazën e 1/8 do ta ketë Barcelonën.

Një arsye më shumë që Barca të mos e merr shumë të lehtë ndeshjen me italianët.