Marsel Ismajlgeci është futbollisti më i ri i kampionit në fuqi të Kosovës, FC Ballkanit.
Mbrojtësi i majtë shqiptar bashkohet me Ballkanin si huazim nga skuadra boshnjake Zrinjski Mostar deri në fund të edicionit.
Përkundër se te Ballkani ende nuk ka ndonjë njoftim, klubi boshnjak tanimë ka zyrtarizuar huazimin e tij në Suharekë.
“Zrinjski Mostar dhe kampioni aktual i Kosovës FC Ballkani pranuan huazimin e Marcel Ismajlgecit deri në fund të sezonit aktual”.
“Mbrojtësi shqiptar erdhi në radhët tona në periudhën kalimtare dimërore të sezonit të kaluar në të cilën bëri dhjetë paraqitje. Marselit i urojmë shumë fat dhe suksese në fanellën e Ballkanit”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit boshnjak.
23-vjeçari pritet të jetë një përforcim i madh për Ballkanin, edhe pse në krahun e majtë të mbrojtjes suharekasit kanë edhe Lorenc Trashin dhe Arbër Potokun.
Gjatë orëve të ardhshme pritet që edhe Ballkani të zyrtarizojë afrimin e anësorit shqiptar. /Gazeta Olle/