Zouma në Serie A?

Kurt Zouma në Lazio. Ky është informacioni i fundit i gazetësi taliane Corriere dello Sport, që raporton se klubi kryeqytetas është gati për të bërë një goditje të madhe në afatin kalimtar të janarit.

Lamtumira e Jose Mourinhos e ka shndërruar të ardhmen e Zoumas të pasigurt te Chelsea, andaj një ofertë e majme e klubit italian mund t’i bindte anglezët për ta lëshuar qendër-mbrojtësin.

Zouma ka kontratë deri në vitin 2019 me Chelsean dhe fiton 2 milionë euro në sezon, shumë e cila nuk duket problematike për Lazion. /Olle