Kujt ia dha kartonët pas ndeshjes Kukësi – Torpedo, gjyqtari Bekim Zogaj

Kukësi arriti fitore në ‘Qemal Stafa’ ndaj Torpedo Zhodinos me rezultat 2:0. Ndarjen e drejtësisë në këtë takim, e bëri edhe gjyqtari më prejardhje nga Deçani i Kosovës, Bekim Zogaj i cili punon në Zvicër. Ai ishte arbitër anësor.

Pas ndeshjes, Zogaj ia fali kartonët e ndeshjes futbollisti nga Kosova Erjon Krasniqi, i cili aktivizohet me Flamurtarin e Prishtinës U-13. Ndryshe, Erjoni është djali i komentatorit të njohur kosovar, Milaim Krasniqi. (sportal.al)

zog zo