Zlatan ‘sfidon’ Googlen

Zlatan Ibrahimovic është aq i famshëm sa që disa adhurues të tij kanë hapur një faqe me emrin e tij e cila i ngjan Google.com.

Zlatan Ibrahimovic sfidon Googlen.

Po, e vërtetë. Ylli i Paris Saint-Germain tani është emërtimi i një faqeje të re të kërkimit të krijuar nga adhuruesit e tij.

“Nuk e kemi njoftuar por shpresojmë se do t’i pëlqejë”, tha një prej tyre.

www.zlaaatan.com është krijuar tashmë disa ditë dhe është përdorur nga mbi 100 mijë shfrytëzues (aktualisht duket jashtë funksionit).