Zizi ofron zgjidhje

Legjenda e boksit, Aziz Salihu është i gatshëm të pranoj pensionin e Kosovës, në rast se Qeveria e Kosovës, e shperblen atë me 10 apo 15 mijë euro.

Madje në rast se shteti i Kosovës, ia jep këtë ndihmë sic thotë ai të merituar do të heqë dorë edhe nga kërkesa retroaktive për sukseset e arritura, shkruan ‘Koha Ditore’.

Fituesi i medaljes olimpike së bronztë në vitin 1984 në Los Angelos, të martën është pritur nga ministri Kujtim Shala,  ndërsa ka thënë se takimi ishte shumë i mirë.

“Kisha një takim me ministrin Kujtim Shala të cilit ia tregova të gjitha problemet e mia. Biseda ishte shumë pozitive. Ai më priti shumë mirë dhe unë kam besim të plotë në ministrin për ndihmën dhe ndryshimin e Rregullores të aprovuar nga ish ministrin Memli Krasniqi”.

“Unë heq dorë nga pagesa retoaktive por kërkojë nga qeveria që të më jap 10 ose 15 mijë euro si shpërblim për kontributin. E dorëzoj medaljen olimpike që vetëm pak shtete kanë arrirur ta fitojnë. Nëse ata vendosin të më paguajnë unë do të bëjë kërkesë për pension”, pohoi Salihu.