Sulmuesi i Bolognas, Joshua Zirkzee ishte nën radarin e AC Milan për disa javë, ku u arritën dhe kushtet personale me lojtarin.
Holandezi i cili tashmë është pjesë e Euro 2024, ishte i gatshëm të bashkohet me Milan, por agjenti i tij kërkon bonuse personale, të cilat italianët nuk janë të gatshëm të paguajnë, shkruan OLLE.
Me të parë ngecjen e negociatave me Milanin, Manchester United është hedhur në ofensivë totale për të rrëmbyer njërin nga sulmuesit më të mirë në treg.
Zirkzee dhe agjenti i tij, janë pajtuar me Djajtë e Kuq, madje klubi anglez i ka përmbushur bonuset e kërkuara nga agjenti i tij, dhe tashmë pritet vetëm oferta në drejtim të Bolognas.