Zidane paralajmëron Liverpoolin

Ish-futbollisti i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka bërë të ditur për mediat angleze se janë duke e monituruar futbollistin e Liverpoolit Raheem Sterling.

Sulmuesi anglez nuk ka pranur të vazhdoj kontratën me të kuqtë dhe shumë skuadra evropiane kanë shprehur interesim për të pasur talentin anglez në radhët e veta.

“Ne e dimë kush është Sterling, dhe natyrisht ne jemi duke e monituruar situatën e tij. Ka shumë pak lojtarë në botë që mund të përmirësojnë skuadrën e Real Madridit, kështu që ne gjithmonë mendojmë për lojtarë të rinjë të cilët janë në formë të mirë ne ekipet e tyre”, deklaroi Zidane.