Zidane: Nëse eliminohemi nga Wolfsburg do të jap….

Zinedine Zidane është i vetëdijshëm se eliminimi nga Liga e Kampionëve mund t’i kushtojë me shkarkim nga posti i trajnerit të Real Madridit.

Wolfsburg i mposhti me rezultat 2:0 në duelin e tyre të parë në çerekfinale para ndeshjes së kthimit të martën në Santiago Bernabeu.

“Nëse eliminohemi të martën është pjesë e futbollit. Do të jap llogari dhe do të vendosim në fund të sezonit”, u shpreh Zidane në konferencë për shtyp, përcjell “Lajmi.net”.

“Kjo do të jetë ndeshja jonë më e madhe deri më tani gjatë këtij sezoni”, theksoi ai.