Zidane merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij

Zinedine Zidane është trajneri që i ka fituar të gjitha trofetë me Real Madridin, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

Megjithatë, raportohet se pas përfundimit të këtij sezoni, fracezi do të largohet nga Madridi.

Mediumi spanjoll, Telemadrid, ka njoftuar për këtë gjë, duke theksuar se nuk ka rëndësi nëse “Los Blancos” e fitojnë La Ligan apo jo, Zidane do të largohet.

Në një konferencë për shtyp, francezi konfirmoi se do të marrë një vendim kur të përfundojë sezoni aktual.

Sipas Telemadrid, ky vendim i trajnerit të Realit vjen për shkak të lodhjes fizike dhe mendore.

/Gazeta Olle/