Zidane ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij

Gjatë ditëve të fundit u përfol shumë për largimin e Zinedine Zidanes nga Real Madridit. 

Sipas “Goal.com” trajneri i Mbretërve, do të largohet nga Madridi në fund të sezonit, transmeton Gazeta Olle.

Thuhet se francezi këtë njoftim e ka ndarë me futbollistët e Realit, duke ia bërë të qartë largimin e tij.

“Los Blancos” janë në luftë vetëm në frontin e La Ligas, ku edhe aty mundësitë janë të vogla për titullin e kampionit.

Suksesi i madh i Zidanes me madrilenët ishte triumfi për tre vite me radhë në Ligën e Kampionëve, diçka që nuk e kishte bërë askush më herët.

/Gazeta Olle/