Zidane i shqyen përsëri pantallonat

Në kohën kur në fushë po mungonin aksionet, vëmendja në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Real Madridit u kthye kah trajnerët.

Për dallim nga qëndrimi i zakonshëm i menaxherit Manuel Pellegrini të Cityt, trajneri Zinedine Zidane ishte përsëri figura që doli në qendër të vëmendjes.

Trajneri francez përsëri shqeu pantallonat e tij, por kësaj radhe nga nervozizmi. Ai javë më parë shqeu pantallonat nga gëzimi për fitoren kundër Wolfsburgut.

image