Zidane e nis me lajme jo të mira vitin 2020

Zinedine Zidane ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e nesërme kundër Getafes.

Mirëpo siç duket nuk ka lajme të mira për Zidane, kjo pasi që ai do të përballet me mungesa të lojtarëve kryesor.

Sergio Ramos nuk do të luaj për shkak të suspendimit të tij me karton të kuq.

Kurse futbollistët e tjerë që do t’i mungojnë Realit janë Marcelo, James dhe Lucas të cilët janë të lënduar dhe nuk kanë arritur të kthehen.

Ky takim që zhvillohet nesër, fillon nga ora 18:00.