Zidane dënon Odegaardin

Martin Odegaard është shndërruar në problem të madh në Real Madrid.

Sipas të përditshmes sportive madrilene “AS”, trajneri i Real Madrid Castilla, Zinedine Zidane, e ka ndëshkuar atë me rolin e rezervistit pas vendimit të norvegjezit të refuzojë stërvitjet me skuadrën e dytë të Los Blancos, pas disa seancave që kreu me të parën.

Odegaard dhe babai i tij kërkojnë nga Real që të respektohet marrëveshja e nënshktuar pas ardhjes së tij në klub e që parasheh që ai të stërvitet pesë herë në javë me skuadrën e parë.