Zhvillohen nëntë ndeshje në xhiron e nëntë të dy grupeve të Ligës së Parë: Rezultatet dhe renditja tabelare

Janë zhvilluar nëntë ndeshje në dy grupet e Ligës së Parë në kuadër të xhiros së nëntë.

Katër duele janë zhvilluar në Grupin A dhe pesë të tjera në Grupin B, derisa sfida mes Drenicës dhe Trepçës zhvillohet nesër.

Trepça ’89 ka marrë fitore në udhëtim te Vëllaznimi 0-1, derisa fitore shumë të rëndësishme ka marrë edhe Faruk Statovci me Rilindjën e tij ndaj Lirisë 1-0.

Besa e Pejës ka triumfuar ndaj Mitrovicës me rikthim 2-1, derisa sfida mes Istogut dhe Rahovecit u mbyll baras 1-1.

Rezultatet dhe tabela në Grupin A:

Ndërkohë në Grupin B ka vazhduar dominimi nga Prishtina e Re, që ka marrë fitore në derbi ndaj Dinamos së Ferizajt me rezultat 0-2.

Vushtrria ka dështuar të marrë tre pikët përkundër dominimit në Obiliq përballë KEK-ut duke luajtur baras 1-1.

Fitore në udhëtim kanë shënuar edhe Fushë Kosova që ka mposhtur Flamurtarin 1-2, derisa me të njëjtin rezultat ka triumfuar edhe Vjosa në udhëtim te Kika.

E derbi i kryeqytetit mes 2 Korrikut dhe Ramiz Sadikut i takoi mysafirëve me rezultat të thellë 0-3. /Gazeta Olle/

Valon Berisha vazhdon shkëlqimin në Austri – shënon në fitoren e LASK

Lojtarët e Ballkanit morën kartolina motivuese nga Xhebrailat para derbit të qytetit (Foto)