Zhegrova tregon dy klubet e mëdha italiane që ka refuzuar

Edon Zhegrova po zhvillon një sezon mjaftë pozitiv me Lillen në Ligue 1, duke u kthyer në njërin prej lojtarëve më të mirë në kampionat.

Ai ka qenë i ftuar në podcastin “Rruga e Re” që drejtohet nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku ka folur për fillimet karrierës, por edhe për ofertat.

Zhegrova ka treguar se si e kishte habitur menaxherin Arbër Shaqirin dhe babin e tij kur kishte refuzuar ofertat e Napolit dhe Atalantas sa ishte pjesë e Basel.

“Kemi qenë në një restaurant me babin dhe menaxherin tim, Arbrin. Edhe më thotë Arbri, ki ofertë prej Napolit dhe Atalantas. I kam pas dy ofertat në tavolinë. Unë i kam thënë që dua të qëndroj në Basel. Nuk dua të shkoj në Napoli e Atalanta”.

“Edhe më kanë shikuar këta dy të befasuar. Menaxheri më tha që nuk më ka ndodh asnjëherë që lojtari t’i refuzoj dy ekipe të mëdha. Nuk e ndjeva që është momenti i duhur që të shkoja”, ka thënë Zhegrova.

Zyrtare: Dion Krasniqi nënshkruan me nënkampionin suedez IF Elfsborg

Bucks rikthehen te fitoret, triumfojnë në udhëtim te Nets