Zhegrova si Messi, shënon një fantastik për Baselin (VIDEO)

Edon Zhegrova ka vazhduar shkëlqimin për Baselin.

Ylli kosovar ka luajtur për Baselin në një ndeshje miqësore ndaj Aaraus, ku skuadra elitare ka fituar me rezultat të thellë 5-0.

Prishtinasi dhuroi shou në këtë takim, teksa realizoi një gol në stilin e lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave, Lionel Messit.

Reprezentuesi i Kosovës kaloi për mrekulli një mbrojtës kundërshtar duke ia futur topin ndër këmbë, ndërsa u fut në zonë dhe me një gjuajtje të fuqishme realizoi gol. /Gazeta Olle/