Zhegrova shënon gol në stilin e Messit, i siguron Baselit fitoren në minutën e fundit (Video)

Edon Zhegrova është treguar vendimtar për Baselin në ndeshjen ndaj Sionit.

Sulmuesi kosovar e nisi ndeshjen nga stoli, teksa u inkuadrua në lojë në minutën e 65-të.

Inkuadrimi i tij në lojë ishte me fat për Baselin, që ka marrë tri pikë nga udhëtimi në Sion.

Prishtinasi ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm, në minutën e fundit të ndeshjes për fitoren 0-1.

Zhegrova shënoi në stilin e Messit, duke depërtuar nga ana e djathtë dhe pastaj me një goditje të fuqishme me të majtën shënoi për 0-1.

/Gazeta Olle/

Festë e çmendur nga tifozët, shembët tribuna pas fitores (Video)

Reguilon: Isha nervoz, pashë tifozin e shtrirë dhe tjetrin që i jepte frymëmarrje