Zhegrova reagon pas paraqitjes së djeshme: Faleminderit fansave për mbështetjen e madhe

Nuk ka asnjë dyshim që Edon Zhegrova po kalon një sezon mbresëlënës me Lille.

Ylli kosovar regjistroi një tjetër paraqitje të shkëlqyeshme të dielën, në fitoren 4:0 të skuadrës së tij ndaj Clermont, shkruan Gazeta Olle.

Zhegrova kontribuoi me një asistim dhe një gol spektakolar nga distanca, teksa luajti për 64 minuta.

24-vjeçari publikoi në “Instagram” një video nga kjo përballje dhe mes tjerash falënderoi tifozët për mbështetjen e madhe që po tregojnë.

Ai gjithashtu theksoi se skuadra duhet të vazhdojë të punojë dhe të qëndrojë e fokusuar për ndeshjet e ardhshme.

“Rreth ditës së djeshme. Përpjekje e madhe nga ekipi, tani ne vazhdojmë të punojmë dhe qëndrojmë të fokusuar për ndeshjet e ardhshme. Faleminderit të gjithë fansave për mbështetjen e jashtëzakonshme”, shkroi Zhegrova.

Zyrtare: Kjo është lista e Kombëtares së Kosovës në basketoll

FFK-ja krijon edhe Kombëtaren u16 të Kosovës