Zhegrova: Përpiqem të jap maksimumin në çdo ndeshje, meritat i ka gjithë ekipi

Edon Zhegrova ka shkëlqyer në barazimin e Lille ndaj Paris Saint-Germainit, në kuadër të Ligue 1.

Zhegrova theksoi pas ndeshjes se skuadra duhet të vazhdojë me këtë ritëm, duke synuar rezultate pozitive.

“Nuk duhet ta kishim bërë këtë gabim në penallti, por ndodh. Gjëja më e rëndësishme është që patëm një reagim pozitiv. Skuadra tregoi një mentalitet të mirë për të kapur hapin dhe për të kërkuar një barazim. Ishte vërtet e rëndësishme të ruhej kjo gjendje shpirtërore. Jemi në një ecuri të mirë dhe skuadra po ecën mirë. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, që të luftojmë për të fituar ndeshje pas ndeshjeje”, ka thënë Zhegrova.

Në nivel individual, Edon Zhegrova krijoi disa trazira në mbrojtjen parisiene.

Megjithatë, ai nuk donte të nënvizonte performancën e tij individuale, por më tepër ato të kolektivit dhe të Jonathan Davidit, shokut të tij të skuadrës në frontin e sulmit.

“Unë mendoj se secili prej nesh kishte një ndeshje e mirë. Individualisht gjithmonë përpiqem të jap maksimumin në çdo ndeshje, të jap gjithçka që mund të jap me cilësitë e mia. Mendoj se isha i mirë, por jo më shumë se i gjithë ekipi. Ishte me të vërtetë diçka për të shënuar në fund të fundit, kështu. Përveç kësaj, është Jonathan David ai që shënon, sulmuesi ynë. Është vërtet shumë e rëndësishme për të”, përfundon Edon Zhegrova.

Presidenti i EOC-ut, Capralos takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin Hajrulla Çeku

Hysaj: Kam shumë besim te çunat, në Gjermani do bëjmë surprizën