Zhegrova pasi mposhtën Partizanin: Ishte vërtetë ndjenjë e mirë dhe po ashtu që pamë Shqipërinë

Edon Zhegrova ishte ndër futbollistët e Bazelit që e kërkoi me ngulm golin ndaj Partizanit në të dyja ndeshjet, por pavarësisht përpjekjeve të tij, në fund nuk ia doli dot.

Ylli i Kosovës në përfundim të ndeshjes, në një prononcim për “Panorama Sport”, flet rreth përballjes me të kuqtë, duke iu gëzuar kualifikimit të skuadrës së tij.

“Kemi bërë një lojë shumë të mirë si në ndeshjen e parë, po ashtu dhe këtë ndeshje. Kemi zbatuar detyrat që ka kërkuar trajneri, kemi bërë më të mirën dhe jemi të lumtur që jemi kualifikuar në raundin e dytë”, u shpreh fillimisht 22-vjeçari, i cili mendon se skuadra e tij meritoi gjithçka, duke parë atë që u tregua në fushën e lojës.

PËRBALLË PARTIZANIT – Mesfushori tregon edhe për emocionet përballë një ekipi shqiptar dhe për më tepër përballë tifozëve shqiptarë. Ai shpreson që Partizani një ditë të arrijë në nivelet që të konkurrojë edhe në Europë. “Ishte me të vërtetë ndjenjë e mirë dhe po ashtu që pamë Shqipërinë dhe bashkatdhetarët tanë. Partizani po ashtu është një ekip shumë i mirë dhe i dëshiroj gjithë të mirat dhe shumë suksese. Ndoshta me ne e patën të vështirë, por nëse do të japin maksimumin, sigurisht do të kenë mundësi të kualifikohen në të ardhmen ”

Bunjaki: Drita dhe Prishtina dëshmuan ngritjen e madhe të futbollit kosovar, na dhuruan emocione të mëdha

Real Madridi i premton Mbappes një bonus marramendës, por vetëm me një kusht