Edon Zhegrova është njëri nga futbollistët kryesor të Përfaqësueses së Kosovës, por edhe ndër më të dashurit e publikut kosovar.
Sulmuesi i Dardanëve ka postuar një foto me flamurin e Kosovës në ‘story’ të llogarisë së tij zyrtare në Instagram, ku ka shkruar një mesazh të fuqishëm për të gjithë ata që refuzojnë Kosovën, shkruan Gazeta Olle.
Zhegrova ka thënë se atij i’u deshën vetëm 10 sekonda për ta pranuar ftesën e vendit të tij, sepse vetëm nëse e do dhe e ndjen këtë shtet mund të luani për të.
Shkrimi i plotë nga Edon Zhegrova:
“Vetëm nëse e do dhe e ndjen këtë shtet mund të luani. Unë jam 1000 herë më i mirë, madje nuk mund të krahasohem. Gjithë këta lojtarë nuk e pranojnë Kosovën, mua m’u deshën vetëm 10 sekonda për të pranuar vendin tim, sepse zemra ime rreh këtu, kështu që nëse nuk e doni këtë vend, nuk jeni pjesë e tij. Kjo është për të gjithë ata që mendojnë se janë dikushi”
/Gazeta Olle/