Zhegrova: Ka ardhur koha që Kosova të kualifikohet në Evropian

Edon Zhegrova ka thënë se ka ardhur koha që Kosova të kualifikohet në Kampionatin Evropian.

Zhegrova i ftuar në Sports Shoë në Klan Kosova, potencoi se duhet ta nisin në mënyrën më të mirë të mundshme kampanjën e kualifikimeve që nis në mars, njofton Klankosova.tv.

“Siç e thash 100 për qind duhet të japim prej vetes, un pe nisi prej vetes, ka ardhur koha që Kosovën ta shohim në Evropian, kjo është ëndrra ime për vitin 2023”, tha Zhegrova.

“Shpresoj që ta fillojmë me fitore dhe të vazhdojmë, kështu që ta realizojmë ëndrrën tonë, po ashtu jam i kënaqur me punën e Alain Giresse, me kontakton shumë shpejt dhe kemi komunikim të mirë”, shtoi ai.

Zhegrova shtoi se nga ndeshja e parë duhet ta japin maksimumin.

“Në kohën e sotme asnjë kombëtare nuk është e dobët, kemi mundësi, duhet të fillojmë prej ndeshjes së parë, të fillojmë me seriozitet të japim 200 për qind, bashkë mund ta arrijmë kualifikimin nëse përqendrohemi. Besoj me kualitetin dhe angazhimin e lojtarëve do ta arrijmë”.

Ai tregoi se është takuar edhe me kapitetin Amir Rrahmanin dhe janë pajtuar që Kosova duhet ta tregojë veten këtë herë.

“Tash jam takuar me kapitenin Amirin, kur kemi pasë ndeshje me Napolin, kemi biseduar për këtë kampanjë. Ka qenë edhe mendimi i tij i njëjtë, që ka ardhur koha që Kosova të tregojë kualitetin”.

Zbulohen detajet e kontratës Balaj – Vllaznia, sulmuesi i Kombëtares do të marrë mbi 400 mijë euro nga kontrata me klubin shqiptar

Dalin detajet mahnitëse të transferimit të Mudryk te Chelsea: 25 milionë euro ushtrisë për luftimin e Rusisë, ndeshja miqësore dhe gjithçka tjetër