Zhegrova i pandalshëm, duhet karton i kuq për ta ndërprerë depërtimin e tij

Sulmuesi i Kosovës dhe Lille, Edon Zhegrova ka treguar edhe një herë se është njëri nga lojtarët më të vështirë për t’u ndaluar në pozicionet një kundër një, pasi së fundmi detyroi një kundërshtar të ndëshkohet me karton të kuq.

Lille shënoi fitore me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Slovan Bratislavas në ndeshjen e tretë të grupeve në Ligën e Konferencës.

Në këtë ndeshje për rreth dhjetë minuta luajti edhe ylli i Kosovës, Edon Zhegrova.

Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 66-të në vend të Adam Ounsa, por ndikimi i tij u vërejt menjëherë.

Përveç se asistoi te goli i fitores në minutën e 82-të, djaloshi prishtinas detyroi anësorin e sllovakëve, Lucas Lovat, të ndëshkohet me të kuq në minutën e 84-të.

Sulmuesi i Kosovës mori një top në krahun e djathtë dhe pasi tentoi të depërtoj, Lovat humbi toruan duke e tëhequr fortë për fanelle, por edhe duke e goditur disa herë me shkelm.

Pas rishikimit të VAR-it, gjyqtari nuk pati asnjë dyshim duke e ndëshkuar direkt me karton të kuq lojtarin, i cili u befasua me vendimin. /Gazeta Olle/

 

Superliga e basketbollit vazhdon me xhiron e gjashtë, vëmendja kryesore në Prishtinë

Drita u12 garon me AC Milan e PSG në turneun evropian Elite Neon Cup 2023