Zhegrova i jashtëzakonshëm, shënon gol duke kaluar gjithë mbrojtjen mysafire dhe asiston në dy të tjerë (Video)

Basel ka shënuar fitore bindëse prej 6-1 ndaj Sion, në javën e dytë të Superligës zvicerane.

Edon Zhegrova ka qenë futbollisti kryesor i ndeshjes, duke shënuar gol të bukur dhe duke asistuar në dy të tjerë, shkruan Gazeta Olle.

Llogarinë e hapi Pajtim Kasami në minutën e katërt të takimit.

Golin e dytë e realizoi Sergio Lopez në minutën e 15-të, pas një asistimi fantastik nga Zhegrova.

Në minutën e 21-të Basel trefishoi epërsinë, me golin e Eray Comert.

Golin e katërt e realizoi Sebastiano Esposito në të 42-tën.

Pas vetëm dy minutave erdhi edhe asisti i dytë për Zhegrovën, pasi nga korneri mjeshtërisht gjeti kokën e Arthur, i cili realizoi për 5-0.

Pasi asistoi dy herë, ishte radha për të realizuar vetë. Zhegrova futet bukur në zonë dhe shënon për 6-0 në minutën e 55-të.

Krejt çka arritën mysafirët ishte një gol në minutën e 88-të nga penalltia, ku realizoi Filip Stojikovic.

Me fitore prej 6-1, tani Basel gjendet në vendin e parë në tabelë, me dy fitore në dy javët e para. /Gazeta Olle/

Arsenali mposhtet nga Chelsea, por Xhaka shënon gol të bukur me kokë (VIDEO)

Skandal në Olimpiadë, diktatori Lukashenko organizon rrëmbimin e sportistes – e shpëton policia në aeroport (VIDEO)