Zhegrova fiton besimin e trajnerit, titullar në fitoren e Lille

Lille e ka fituar ndeshjen e xhiros së nëntë në elitën e futbollit francez të dielën, pasi mposhti Brestin 1:0.

Yusuf Yazici e shënoi golin e vetëm në minutën e gjashtë.

Edon Zhegrova ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 66-të te Lille.

Zhegrova 24-vjeçar, nuk ishte pjesë e Kosovës për ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024” në këtë muaj kundër Andorrës dhe Izraelit. Kosova ndaj Andorrës fitoi 3:0, ndërsa ndeshja me Izraelin është shtyrë.

Lille dhe Bresti kanë nga 15 pikë në nëntë ndeshje.

Rezultatet komplete dhe tabela në dy grupet e Ligës së Parë pas xhiros së nëntë

Asllani vazhdon me formën e lartë, shënon gol në Bundesligën austriake