Sulmuesi dardan, Edon Zhegrova gjatë ditës së sotme e ka takuar trajnerin e parë të tij, Agim Hoxha, të cilit edhe ia dhuroi një fanellë të Lilles.
Zhegrova ka gjetur kohën të takojë edhe Hoxhën, të cilin e falënderoi për ndihmën e madhe sa ishte fëmijë.
“Trajneri im i parë që nuk do ta harroj asnjëherë”, shkroi ai – duke postuar foton derisa ia dorëzon fanellën në rrjetin social “Instagram”.
23-vjeçari ka qenë i jashtëzakonshëm me skuadrën e Lille sezonin që lam pas, duke luajtur rregullit për ish-kampionin e Francës.
