“Zhduket” trajneri i Prishtinës, nuk flet asnjë fjalë për gjendjen e klubit!

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Dukagjini e ka “fundosur” Prishtinën në stadiumin “18 Qershori”, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra nga Klina triumfoi me rezultat 2 me 1. Zhdrella dhe Merlaku shënuan për skuadrën e Dallkut, kurse Mendurim Hoti shënoi golin e vetëm për Prishtinën.

Kjo humbje është vazhdim i serisë shumë të dobët tek skuadra nga kryeqyteti, atje ku tashmë është vetëm dy pikë larg zonës së rrezikshme.

Se sa e rëndë është gjendja e skuadrës së Prishtinës tregon edhe fakti se trajneri i kësaj skuadre, Anudlah Ibrakovic nuk ka pranuar asesi të deklarohet pas ndeshjes.

Ai refuzoi thirrjen e mediave në dy raste, duke mos dhënë asnjë detaj e asnjë koment për ndeshjen dhe gjendjen e klubit që drejton.

Dallku pas fitores ndaj Prishtinës: Ky është momenti i kthimit për ne

Thaçi: Në pjesën e parë e parë ishim të barabartë, zëvendësuesit ndikuan në fitore