Zhdrella: Vëllaznimi ka traditë

Mentor Zhdrella ka fjalë të mira për kundërshtarin e nesërm. Mesfushori i Prishtinës, thotë se kuqezinjtë janë skuadër me traditë.

Vëllaznimi – Prishtina takohen të dielën në Gjakovë, në javën e parë të stinorit pranveror. “Mund të them që pas një periudhe të gjatë të përgatitjeve që kemi pasur ekipi mund të them që është inkorporuar me një ekip mirë të kombinuar, ku megjithatë kemi pas pak probleme me disa lëndime, por që besoj që shumë shpejtë do të kompletohemi”, tha Zhdrella për sajtin zyrtar të Prishtinës.

“Ndërsa, përballja me Vëllaznimin – një ekip me traditë, por ne shkojmë vetëm për rezultat pozitiv, për fitore”, shtoi ai.

 

Foto: Prishtinafc.com