Një nga futbollifstët më të mirë në histori të futbollit kosovar, Mentor Zhdrella ka komentuar formën e Dritës në kampionat.
” Drita nuk ka lojtar, por super super lojtar, janë futbollista të ri, por do vije koha që ata do e shfaqin të gjithë potencialin që e kanë “
Zhdrella shtoi se Dritën është duke e penalizuar dhe fushat e rënduara në Kosovë.
” Fushat nuk po i përshtaten shumë, por nëse i shikoni lojtarët e Dritës, të gjitha skuadrat do donin të i kishin në skuadrat e tyre.
Ndoshta nuk ka akoma komponimin e duhur, por Drita ka lojtar të jashtëzakonshëm.”