Zhara rrëfen lëndimin, sa kohë pritet të mungojë?

Mbrojtësi i Besës së Pejës, Shpëtim Zhara pësoi një lëndim në ndeshjen e sotme të zhvilluar në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ ndaj Ferizajt.

Ai e la fushën me ambulancë për t’u dërguar në spital.

Zhara rrëfen lëndimin për Gazetën ‘Olle’. “Për fat të mirë nuk kam të thyer asgjë. E kam nxjerrë krahun dhe duhet që ta mbajë dorën në gjips një muaj. Kështu më ka thënë mjeku, pastaj të shohim se kur do të kthehem”, ka thënë Zhara për gazetën. Besa e mundi Ferizajn me shifrat 1:0.

Përkrahje, Zhara ka marrë edhe nga bashkëlojtarët. “Të dëshiroj shërim sa më të shpejt bashklojtari im, Shpëtim Zhara ku në momentin e fundit largove topin nga vija fatale dhe shpëtove gol të sigurt. Të uroj rikthim sa më të shpejt”, ka shkruar portieri Flamur Neziri në rrjetin social ‘Facebook’.