Zgjim Mustafa largohet nga Dardana, së shpejti vendos për të ardhmen

Një largim i madh ka ndodhur nga skuadra e Anamoravës, FC Dardana.

Mesfushori i njohur, Zgjim Mustafa i ka dhënë fund aventurës me Dardanën.

Pas një viti shumë të mirë personal me klubin, Mustafa është larguar nga bardhekaltërtit.

Ai nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me klubin, derisa shumë skuadra janë vënë pas tij.

Ka qenë vet mesfushori i njohur kosovar që ka konfirmuar largimin nga ky klub.

“Po tani mund të them se jam lojtar i lirë pas një viti të kaluar te Dardana. Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë dhe dua t’i falënderojë të gjithë në klub për mikpritjen dhe korrektësinë”, tha Mustafa për Gazetën Olle.

Mustafa ka një karrierë të pasur në futbollin kosovar, pasi ka luajtur për klube të mëdha si FC Drita, Gjilani dhe Ferizaj.

Ai së shpejti pritet të vendos për skuadrën e tij të re, pasi ofertat tanimë nuk mungojnë si nga disa skuadra të Superligës ashtu edhe nga Liga e Parë.

/Gazeta Olle/

Zyrtare:Albert Lokonga i bashkohet Arsenalit

Në stadiumin e stërmbushur, Ferizaj fiton ndeshjen e parë miqësore