Zgjerimi i listës për “EURO 2024”, ja cilët lojtarë mund të përfitojnë tek Shqipëria

40 lojtarë të ndryshëm ka grumbulluar të paktën vetëm një herë Silvinjo gjatë gjithë punës në stolin e Kombëtares shqiptare.

Që prej janarit 2023, kur braziliani mori drejtimin e Shqipërisë, janë provuar apo jo një pjesë e mirë e organikës së kuqezinjve në Europë. Megjithatë, duke bërë një analizë të shkurtër, mund të themi se Silvinjo u ka besuar në fushë 25-26 lojtarëve, gjithmonë sipas ndeshjeve që janë luajtur. Por, gjithsesi në Europianin e Gjermanisë pritet të shkojnë 23 lojtarë, teksa ditët e fundit kërkohet nga shumica e trajnerëve që ky numër të shkojë 26, por ende nuk ka një vendim zyrtar të ndryshuar nga UEFA.

Gjithmonë nëse ky ndryshim vjen, kush do të përfitojë nga kuqezinjtë? Në kuadrin e projeksionit, shtimi i tre lojtarëve, është nga një për secilin repart: mbrojtës, mesfushor, sulmues. Përveç portierëve, Balliu-Hysaj, Gjimshiti-Kumbulla, Ismajli-Ajeti, Mitaj-Aliji, të gjithë vendet janë të dubluar, kështu një mbrojtës shtesë mund të luhet mes Mihajt, Veselit dhe Mersinaj. Në mesfushë: Ramadani-Bare, Asllani-Laçi, Bajrami-Muçi dhe kështu për një shtesë diskutohen Gjasula dhe Selahi. Përpara: Asani-Muja, Seferi-Uzuni, Cikalleshi-Broja, ndërkohë Manaj, Daku, Muçolli apo Hoxha mund të përfitojnë në repartin sulmues nëse shtohet numri i listës. /panorama/

Presidenti i FIFA-s, për Botërorin e Klubeve 2025: Na pret një turne historik dhe emocionues

Reagon drejtori i Vllaznisë: Nuk e kemi fituar prej Manchester Cityt të Guardiolës, por ndaj Ulpianës