Zgjënjen Nora

Xhudistja Nora Gjakova ka qenë e pafat, e cila në rrethin e parë është eliminuar në turneun prestigjioz Grand Prix në xhudo, që u mbajt në Dyseldorf të Gjermanisë. Ajo është ballafaquar me Ling-Chein Lienn dhe pësoi humbje. Nora luftojë për katër minuta, por nuk nuk pati fat që të fitojë.

Ky turne është shumë i rëndësishëm, por për Norën nuk ishte dita e saj, e cila papritur u mënjanua. Megjithatë, Nora tash duhet të mendojë për garat e ardhshme të jetë në nivelin sa më të lartë sidomos të përgatitet për Lojëra Olimpike Evropiane që fillojnë me 12 qershor e përfundojnë me 28 qershor në Baku të Azerbajxhanit.