Zgjedhjet në FSHF, presidenti i Shqipërisë reagon sërish: Tri vjet na bllokuat me BE, po nga UEFA përse doni të na përzini?

Sot Agjencia e lajmeve AFP u interesua për zgjedhjet në Shqipëri, ku duket se gara tashmë ka kaluar çdo limit nga akuza në akuzë ku në lojë është përfshirë dhe kryetari i Tiranës, Erjon Veliaj, i cili së fundmi ka paditur Presidenin e FSHF-së, Armand Duka në Prokurori ku sipas tij kreu i FSHF ka kryer shkelje.

Në lidhje me këtë UEFA pritet të vijë në Tiranë në ditët në vijim për t’u njohur më afër me ngjarjen, ku sipas insticionit më të lartë në Europë shprehu shqetësimin e ndërhyrjes së politikës në sport.

Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një statusi në Facebook duke bërë thirrje që politika të rrijë larg sportit.

“Negociatat keni tre vjet që na i bllokuat me Bashkimin Europian, po nga UEFA përse doni të na përzini? Mjaft me dhunë politike dhe shantazhe mafioze ndaj sportit”, shkruan Ilir Meta në llogarinë e tij.

Dita tetë e Prishtinës në Antalia, Besnik Krasniqin e komenton gjendjen e ekipit

Kosova 3×3 do të garojë në FIBA Europe Cup